SHPËRNDAJE

Lenovo pas prezantimit të tabletit Thinkpad 8 në CES 2014 ata kanë njoftuar edhe për serinë e laptopve të ri Z40, Z50, Y40 dhe Y50 që duken të jenë nga ata me performancë, multimedia si dhe për biznes.

Y40 dhe Y50 posedojnë sistemin Windows 8.1 dhe ofrojnë gjeneratën e katërt të procesorëve Intel Core i7, ekranin HD të plotë me rezolucion 1920 x 1080p, 16GB RAM, dhe deri në 1TB hapësirë të diskut, spikerët JBL dhe Bluetooth 4.0. Y50 posedon grafikën NVIDIA GeForce GTX kurse Lenovo Y40 AMD Radeon R9 M270. Y50, ndërkohë ofron opsionin me prekje. Të dy laptopat fillojnë me çmim prej 999 $.

Ndërkohë, Z40 Z50 gjithashtu posedojnë sistemin operativ Windows 8.1 dhe janë të pajisur nga procesor Intel Core i7. Z40 posedon ekran 14 inc me rezolucion 1920 x 1080p, ndërsa Z50 ka ekran 15.6  inc. Të dy posedojnë memorie deri në 16GB RAM, diskun 1TB dhe lidhjen Bluetooth 4.0. Këto modele premtojnë deri në pesë orë jetë të baterisë. Z40 Z50 do të kenë cmimin prej 599 $. /ameble