SHPËRNDAJE

Lenovo ka prezantuar tablet të ri Yoga me platformën Android që vijnë në 8 dhe 10 inç. Kompania kineze për ketë ka njoftuar në një ngjarje drejtpërdrejt ku ka paraqitur aktorin Ashton Kutcher , për të cilin Lenovo e quan si ” inxhinieri i ri i teknologjisë. ”

Me një dizajn nga plastika e lëmuar tableti Yoga në ketë model është i dominuar nga bateria gjigante në formën e cilindrit, e cila premton jetëgjatësi të baterisë deri në 18 orë dhe gjithashtu shërben si një dorezë fizike për pajisjen. Ky model gjithashtu përfshinë pjesën mbajtëse ku gjendet bateria e cila mundëson të vendosni tabletin në tri opsione.

Tabletët e ri Lenovo janë të pajisur ekran IPS me rezolucion 1280 x 800, procesorin 4-bërthamor Mediatek , kamerën e pasme 5 megapikselë dhe atë frontale 1.6 megapikselë, posedon memorie interne 16GB dhe opsionin microSD.

Yoga vjen me versionin e modifikuar të platformës Android 4.2.2. Modeli 8 inç kushton 249 $, ndërsa ai 10 inç 299 $. Të dy modelet janë në dispozicion për shitje nëpërmes Best Buy. |ameble|

SHPËRNDAJE