SHPËRNDAJE

Lenovo ka njoftuar se në ngjarjen CES 2014, do të prezantoj modelin Lenovo N308, i cili njëkohësisht është edhe kompjuteri i parë me platformën Android i prodhuar nga kompania Lenovo.

Lenovo N308

Lenovo N308 thuhet se do të ketë të instaluar versionin Android 4.2 në një ekran 19.5 inç HD me 320 GB ose 500 GB hapësirë të brendshme, memorie 2 GB RAM DD3 i përkrahur nga procesori 4-bërthamor NVIDIA Tegra, 2 porta USB, portën e rrjetës dhe në paketimin e tij po ashtu do të ketë të vendosur WiFi tastierën dhe miun.

Android Lenovo N308 pritet të ketë çmimin prej 450 $. /ameble

SHPËRNDAJE