SHPËRNDAJE

Lenovo ndertesaMë herët gjatë këtij viti, Lenovo kishte njoftuar për planet e saj se do të shfaq një markë të re të smartphone-ve me fokus shitjen e tyre në dyqanet online. Tani, kompania kineze ka zbuluar emrin e kësaj marke dhe e ka quajtur Fancy Maker.

Zëvendëskryetari i Lenovo-s, Chen Xudong e ka publikuar lajmin këtë javë dhe ka thënë se po planifikojnë të fillojnë projektin. Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth markës Fancy Maker, por ka shpjeguar se “kompania do të drejtohet nën një menaxhim më fleksibil,” ka raportuar GizmoChina. Chen gjithashtu vuri në dukje se kjo markë e re duhet të rritet shpejt në sajë zinxhirit të Lenovo-së.

Vlen të përmendet se Lenovo zotëron gjithashtu Motorola-en dhe ueb-faqen për përshtatje Moto Maker. Është e mundur që Fancy Maker të ofrojnë një shërbim të ngjashëm, duke u lënë klientëve mundësi që të zgjedhin vetë smartphone-t e tyre online. Ky projekt i ri pritet të përqendrohet në tregun kinez dhe të konkurrojnë me Xiaomi dhe kompanitë e tjera lokale.

Rezultati përfundimtar mund të jetë diçka e ngjashme me Moto G-në, edhe pse ende nuk është e sigurt përderisa Lenovo të zbuloj të gjitha detajet për Fancy Maker. /ameble

SHPËRNDAJE