SHPËRNDAJE

Lenovo e ka quajtur veten si prodhuesi më i madh i kompjuterëve të planet, gjatë prezantimit të laptopit A10 të tyre të ri, i cili për herë të parë shfaqet me platformën Android.

Ata nuk kanë dhënë detaje se sa do të kushtojë ky model, gjithashtu kanë bërë me dije se do të shitet vetëm në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, por jo në SHBA.

Lenovo  A10

Modeli i ri nga Lenovo ofron versionin e personalizuar Android 4.2 Jelly Bean me ndërfaqe të posaçme, Taskbar, Status bar si dhe File Manager. Ekran me prekje mund të kontrollohet duke përdorur tastierën e plotë standarde dhe gjëja me e rëndësishme është që mund të rrotullohet si tablet dhe qëndroj në këmbë ngjashëm si Lenovo IdeaPad Yoga.

Karakteristikat e Lenovo A10 përfshijnë ekranin me definicion të lartë 10.1 inç dhe rezolucion 1366 x 768 pikselë, procesorin 4-bërthamor Cortex  A9  1.6GHz, 2GB RAM, 32GB memorie interne si dhe kohëzgjatja e baterisë deri 9 orë. Posedon spikeret stereo të integruar, kamerën dhe lidhjet tjera standarde. |ameble|

SHPËRNDAJE