SHPËRNDAJE

Lenovo gjatë panairit që po mbahet në IFA të Berlin-it të enjten ka njoftuar për dy produkte të reja të saj me platformën Android, ato janë smartphone Vibe X dhe tableti S5000.

Vibe X është ndërtuar nga polikarbonati dhe ka një fund të gdhendur. Është i pajisur me ekran 5 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë, kamerën frontale 5 megapikselë kurse ajo e pasme 13 megapikselë, platformën Android 4.2 Jelly Bean, procesorin 4 bërthamor MTK 6589T me shpejtësi 1.5GHz, 2GB RAM, hapësira e brendshme për të dhëna 16GB dhe përkrahë rrjetet HSPA +.

Debutimin e saj do të bëjë fillimisht në Kinë gjatë muajit Tetor kurse për tregjet tjera nga Dhjetori mirëpo jo në Evropë ka thënë Lenovo. Nuk ka njoftime së sa do ta ketë çmimin.

Ndërsa sa i përket tabletit S5000, ai gjithashtu vjen me Android 4.2 Jelly Bean dhe është i pajisur me procesorë 4 bërthamor Tek Media 8389 me shpejtësi 1.2 GHz, kamerën frontale 1.6 magepikselë kurse atë të pasmen 5 megapikselë, portën USB, përkrahjen për rrjetet HSPA +, bateria e saj është e fuqizuar 3.450 mAh, ekrani 7 inç me rezolucion 1280 X 800 pikselë.

Pajisja është vetëm 7.9mm i trashë. Lenovo ka thënë se S5000 do të jenë në dispozicion gjatë tremujorit të fundit të këtij viti, edhe pse nuk ka përmendur se për cilin treg,  gjithashtu nuk ka dhënë ndonjë çmim. |ameble|

SHPËRNDAJE