SHPËRNDAJE

LGs-unique-AKA-smartphone-will-be-launched-outside-of-Korea-AmebleNë muajin Nëntor të 2014, LG kishte publikuar një telefon të menqur Andoid unik i quajtur LG AKA. Një pajisje mobile që vjen me një mbeshtjelles të veqant dhe me një nderfaqe që mund të personalizohet sipas dëshires së individit. AKA fillimisht kishte filluar të shitet në Korenë Jugore, prej nga edhe e ka origjinen, dhe mendohej se aty do të ngel gjithcka me të. Befasisht pak ditë më parë LG njoftoi se ky telefon do të fillojë të shitet edhe në vendet të tjera jashtë Koresë.

Qellimi i LG me produktin AKA është që ky telefon të shitet sa më shumë tek gjeneratat e reja, për shkak të atraksioneve që ai ofron duke përfshire, personalizimin që mund ti bëhet, mbeshtjellesin, ekranin, jetëgjatësinë e baterisë, etj..

Sa i përket specifikave harduerike të LG AKA ato mund të konsiderohen të një telefoni të kategorisë mesatare krahasuar me ato cfarë ofron tregu në këtë kohë. Ekrani i tij është 5 inç IPS me rezolucion 720 x 1280 pikselë, me kamerë të pasme prej 8 MP dhe kamerë të përparme prej 2MP dhe me lidhje deri në LTE teknologji. Fuqia procesorike e LG AKA përbehet nga një procesore katër-bërthamorë 1.2 GHz, i mbështetur nga 1.5GB RAM, me hapësirë të brendshme prej 16GB dhe bateri të fuqisë 2610 mAh.

Çmimi aktual i LG AKA në Kore të Jugut sillet rreth 300$ /ameble

[youtube id=”WY9A_nSqfgM” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE