SHPËRNDAJE

LG ka njoftuar për një pajisje të tyre të re LG Chromebase të cilën pretendon të prezanton në ngjarjen CES e cila do të mbahet në Janar 2014. LG Chromebase është pajisje e cila i ofron të gjitha funksionet e një kompjuteri dhe ka të integruar ekranin IPS Full HD 21.5 inç dhe rezolucionin 1920 x 1080 pikselë i pajisur me procesor Intel Celeron dhe 2 GB RAM memorie.

LG Chromebase

Disa specifika të tjera të LG Chromebase përfshijnë 16 GB SSD hapësirë të brendshme, ueb kamera 1.3 megapikselë, 3 porta USB 2.0, 1 portë USB 3.0 dhe sistemi operativ nga Google Chrome OS.

Çfarë çmimi do të ketë LG Chromebase, do të kuptojmë në ngjarjen CES në Janar të vitit të ardhshëm. |ameble|

SHPËRNDAJE