SHPËRNDAJE

LG makine lareseLG është duke punuar në disa teknologji të reja interesante. Njëra nga këto teknologji është një makinë larëse që pritet të lajë rrobat pa përdorur ujin.

Zëvendës presidenti i lartë në departamentin për pajisjet shtëpiake të LG Electronics, Kevin Cha, nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjnë ketë. Kjo është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe ata nuk dëshirojnë të japin sekretet e tyre për funksionimin e kësaj pajisje.

Një model i ngjashëm nga LG, i quajtur Styler u zbulua në ngjarjen CES gjatë këtij viti, e cila mund të freskoj rrobat pa detergjent apo ujë. Kjo pajisje si duket do të marr një funksion përmirësimi, dhe do të shtoj disa funksione për hekurosje.

Kompania LG është duke punuar gjithashtu në një model frigoriferi të ri prototip, që mund të qëndroj i ftohtë për gjashtë orë pa rrymë.

Me këto ide dhe teknologji të reja, kompania LG për të ardhmen vërtet ka vendosur ta mbushë shtëpinë tuaj me pajisje super ekonomike. |ameble|

SHPËRNDAJE
  • archaeopterix

    po i bika puna Persilit e Arielit