SHPËRNDAJE

Rëndësia kryesore e smartphone-ve të lakueshëm (fleksibil) është se ata duhet të jenë vërtet të lakueshëm dhe më të fortë se sa smartphone-et me ekrane të sheshta, duke marrë parasysh atë që nëse dikush ose diçka vendoset mbi të, aj të jetë i pa dëmtuar apo i pa thyeshëm.

Teknikisht, kjo nuk duhet të provohet vetvetiu siç ka bërë LG me smartphone-in e tyre të ri LG G Flex që gjithashtu ka paraqitur një video sa i përket kësaj.

Në videon më poshtë të publikuar nga Engadget, smartphone-i lirshëm mund të shtypet kundër ndonjë sipërfaqe, në thelb këtu po lakohet e tërë pajisja nga forma e saj origjinale. Nga kjo mund të mendohet së mbështjellësi nga plastika apo çfarëdo materiali përreth smartphone-it është menduar të përballojë këtë lloj presioni, gjithashtu pjesët harduerike brenda, duke mos e anashkaluar edhe ekranin fleksibil.

Mbetet të shihet se si do ta pres publiku këtë teknologji, që vërtet duket të jetë diçka e pa pritur nga kushdo, sepse është menduar të duket e ngjashëm me Samsung Galaxy Round|ameble|

SHPËRNDAJE