SHPËRNDAJE

LG G Watch - RKompania LG është duke u përgatitur për të lanusar orën e mençur javën e ardhshme, saktësisht të martën më 14 Tetor në Korenë e Jugut. Por si duket LG është po ashtu e gatshme që të lanson pajisjen në tregjet globale në të njëjtën datë.

LG G Watch R vjen me një dizajn interesant, duke përfshi ekranin OLED 1.3 inç apo P-OLED, që ka një rezolucion prej 320 x 320 pikselë i përkrahur nga procesori 4-berthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400.

Karakteristikat e tjera të LG G Watch R përfshijnë 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme, Bluetooth 4.0, microUSB, një bateri 410 mAh, plus një sërë sensorë.

Duhet të theksohet se ky model është i certifikuar me IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit.

LG G Watch R pritet të ketë çmimin rreth 330$. /ameble

SHPËRNDAJE