SHPËRNDAJE

LG G3Si duket thashethemeve në lidhje me lançimin e smartphone-it G3 nga LG iu erdh fundi.

Kompania gjigante LG tani më ka bërë ftesa zyrtare për ngjarjen i cili do të mbahet me 27 dhe 28 Maj në një numër të qyteteve, me ç’rast pritet të zyrtarizohet edhe modeli i ri G3. Me 27 Maj ngjarja do të mbahet në San Francisco, Nju Jork dhe Londër, ndërsa me 28 Maj në Seul, Singapor dhe Stamboll.

Deri më tani është përfolur se modeli LG G3 do të ketë ekranin 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440 pikselë i përkrahur nga procesori i ri Qualcomm Snapdragon 805 2.5GHz, 3GB RAM, kamera frontale 2 megapiksel, kurse ajo e pasme 13 megapiksel dhe do të vijë me versionin e fundit të sistemit Android 4.4 Kit Kat.

Më 27 Maj do të kuptojmë se çfarë saktësisht do të ofroj modeli i ri LG G3. /ameble

SHPËRNDAJE