SHPËRNDAJE

LG G3 është në proces dhe sipas një raporti të ri nga ZDNet Korea pasardhësi i modelit G2 do të prezantohet në muajin Qershor dhe lansimi mund për treg mund të ndodh në Korrik. Lajmi vjen nga burimet e faqes koreane, të cilët thonë se LG nuk mund të pres më gjatë për lançimin e këtij smartphone që mund të jetë konkurrent me Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Modeli G2 ishte prezantuar në Gusht 2013, dhe menjëherë një zyrtar i lartë nga LG për ZDNet kishte deklaruar gjoja se kompania duhet të nxjerr në treg modelin G3 sa më shpejt që është e mundur..

LG G3 pritet të shfaqet me ekran 5.5-inç dhe rezolucion 2560× 1440 pikselë, procesorin Qualcomm, kamerën e pasme 13-megapikselë, 3GB RAM, 32GB memorie e brendshme dhe platformën Android 4.4 me ndërfaqe (UI) të vet. Janë dëgjuar thashethemet gjithashtu se LG mund të fus lexuesin me gisht duke konkurruar kështu me iPhone 5S dhe Galaxy S5.

Një foto që ka rrjedhur nga @Evleaks na jap një pamje të këtij modeli se si mund të duket. Sido që të jetë përderisa nuk ka asgjë zyrtare nuk mund të pretendojmë së ky është ai modeli për të cilin po flasim. /ameble

 

 

SHPËRNDAJE