SHPËRNDAJE

Në bazën e të dhënave Benchmark GFX, janë shfaqur karakteristikat harduerike të LG G4 të cilat janë në një rang më të lartë, krahasuar me ato të TOP pajisjeve të fundit, iPhone 6 dhe Samasung Galaxy S6.

LG-G4-Jermaine-Smit-concept-5Ajo çfarë bie në sy është procesori nga Cortex-A57 me 16 bërthama dhe RAM memoria 4GB.

Përveç tjerash, LG G4 pritet të vije me ekranin QHD 5.5 inç, njëjtë sikurse modeli aktual G3, por me kamerë të përmirësuar 16MP. Kamera frontale pritet të jetë 8MP e dedikuar për selfie si dhe për video me thirrje .

Me këtë model, pritet të vije edhe lapsi shkrues i cili do të quhet “G Pen” i cili do të menaxhohet me softuerin e vet “G Scrawl”. Lansimin e lapsit G-Pen, LG e kishte provuar vitin e kaluar me modelin LG G3 Stylus, por pajisja ishte lansuar vetëm në disa tregje të zgjedhura.

LG G4 pritet të prezantohet në prill. /ameble.com

SHPËRNDAJE