LG-G4-Jermaine-Smit-concept-5LG G3 pa dyshim ishte një nga smartphone-t më të mirë që u lansua në vitin 2014, kurse ketë vit pritet diçka edhe më e mirë nga kompania. Një raport i ri nga Kina pohon se LG G4 mund të vij me disa karakteristika të reja.

Sipas burimeve anonime, LG G4 do të renditet me Samsung Galaxy Note 4 me lapsin shkrues. Ky raport tregon gjithashtu se lapsi do të quhet “G Pen” dhe do të vij me softuerin e vet “G Scrawl”. Mund të theksohet se LG të njëjtën e kishte provuar vitin e kaluar me modelin LG G3 Stylus, por që pajisja ishte lansuar vetëm në disa tregje të zgjedhura.

Po i njëjti raport shkruan së G4 mund të vij me ekran 2K 5.3-inç (d.m.th. më i vogël së G3), 4GB RAM, 32GB/64GB hapësirë të brendshme për të dhëna, procesorin Snapdragon 810, kamerën kryesore 20.7-megapikselë me stabilizimin optik si dhe baterinë 3500mAh. Është vendosur gjithashtu të vij direkt me  Android 5.0 Lollipop.

Pajisja ndoshta nuk do të lansohet deri në pranverë të 2015-ës (duke konsideruar se edhe G3 ishte lansuar në maj të 2014-ës), kështu që kompania ka ende mjaft kohë për të punuar në detaje të smartphone-it të tyre të ardhshëm. /ameble