SHPËRNDAJE

Një lajm i dhënë nga Reuters thotë se LG Display ka filluar prodhimin në masë të ekranit super të hollë 4 inç, qe spekulohet të jetë ekrani për iPhone-in e ardhshëm nga Apple. Ekran i ri thuhet te jetë 4 inç, duke e bërë atë më të gjerë se sa ato te versioneve tjera 3.5 inç.

iPhone është në lëvizje drejt ekraneve të mëdha duke e parë preferencat e Samsung Galaxy S3.

Megjithatë, disa burime pohojnë se do të ketë edhe një panel mbrojtës, që eliminon nevojën për shtresën ne ekran me prekje(folije mbrojtëse).
Duke folur me gazetarët të mërkurën, shefi ekzekutiv i LG Display Han Sang Beom-ka thënë: “Ne kemi filluar prodhimin në masë te ekraneve dhe ne nuk presim ndonjë ngecje më furnizimet”.
12 shtator është data kur Apple pritet që zyrtarisht të zbulojë iPhone i ri. |reuters| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE