SHPËRNDAJE

Para disa viteve u është dashur të lëvizni deri tek TV-ja për t’ia ngritur zërin ose ndërruar kanalin. Për gjatë këtyre viteve a ju ka munguar ajo ndjenjë? LG-së i ka munguar, sepse ata tani kanë lansuar një televizion të tillë, 32 inç LCD (32LN630R), që i ngjan një TV-je të viteve shtatëdhjeta me butona rrotulues.

LG 32LN630R

Ky model retro i stilit të vjetër posedon rezolucion të plotë HD me 1080p, ka ekranin IPS që posedon përkrahje për USB dhe video MHL nga pajisjet mobile.

LG 32LN630R tani është në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut me çmim për rreth 754 $, kompania ka thënë se nuk ka plane të menjëhershme për të shitur ketë model në vendet tjera të botës. |ameble|

SHPËRNDAJE