LG-G-Flex-2Procesori i ri i Qualcomm Snapdragon 810, nuk ka dalë akoma në treg, por kjo nuk i ka penguar thashethemet dhe lajmet që tregojnë se chipi i ri nxehet më shumë se normalja. LG G Flex 2 do të jetë një nga smartphonet e parë me këtë chip dhe kjo ka bërë që thashethemet të përhapen për problemin e nxehjes që çon në një performancë të dobët.

Problemi i sipërpërmendur nuk prek vetëm LG G Flex 2. Dje në disa artikuj online u raportua se Samsung pasi testoi chipin Snapdragon 810, vendosi të përdorë chipin Exynos, me qëllim që mos të përdorte chipin e Qualcomm që nxehet.

Megjithatë, zëvendës presidenti i sektorit të smartphoneve në LG, Woo Ram-chan, u tha reporterëve që procesori Snapdragon 810 ka performuar në nivele të kënaqshme dhe G Flex 2 po çliron më pak nxehtësi se pajisjet e tjera me të njëjtin procesor. “Unë jam në dijeni të shqetësimit për këtë problem, por Snapdragon 810 ka një performancë mjaft të kënaqshme” u shpreh Ram-chan.

Fjala “e kënaqshme” nuk është fjala që prisnim në përshkrimin e performancës së kësaj gjenerate të procesorëve. Edhe nëse produkti nuk lëshon shumë nxehtësi, ajo çfarë e shqetëson publikun është performanca e dobët që shkakton nxehjen. Gjithsesi, nëse problemi i procesorit nuk rregullohet, atëherë LG me shumë gjasa do të porosisë procesorë Snapdragon 801 dhe 805 në vend të 810.

Për LG, kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të pritur smartphonin G Flex 2. Pritja e publikut do të marrë fund në 30 Janar, kur pajisja të lançohet në Korenë e Jugut. /ameble