LG tani para ngjarjes MWC 2015 ka njoftuar për katër smartphone të ri të rangut të mesëm, që përfshinë modelet Magna, Spirit, Leon dhe Joy. Ata të cilët do jenë prezent në ngjarjen MWC 2015 në Barcelonë duke vizituar stendat e kompanisë do të kenë mundësi të shohin së çfarë smartphone do sjellë LG.

LG Smartphones

 

LG Magna përmban ekranin 5-inç HD, procesorin 4-bërthamor 1.2 ose 1.3GHz me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, baterinë 2540mAh, kamerën kryesore 8 megapikselë dhe vjen me versionin Android 5.0 Lollipop. LG Spirit përmban karakteristika të ngjashme si LG Magna, por vjen me ekran më të vogël 4.7-inç dhe bateri 2100 mAh.

Tjetri model është LG Leon që vjen me ekran 4.5-inç FWVGA, procesorin 4-bërthamor, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamerën kryesore 8 megapikselë, baterinë 2100mAh dhe platformën Android 5.0 Lollipop. Dhe i fundit LG Joy përmban ekranin më të vogël 4-inç, kamerën 5 megapikselë, baterinë 1900mAh dhe platformën e njëjtë si modelet tjera.

Të gjithë këta smartphone do të dalin në treg këtë javë. Nuk janë dhënë detaje për çmimin e tyre. /ameble