SHPËRNDAJE

LG ka njoftuar zyrtarisht për smartphone-in Vu 3 që pritet të dal në treg nga kjo javë. Vu 3 nuk është shfaqur si surprizë e madhe për arsye se vetë LG javën e kaluar kishte publikuar disa fotografi të kësaj pajisje.

LG Vu 3 (1)

Detajet e publikuara në lidhje me karakteristikat e këtij smartphone-i janë të pakta, mirëpo tani e dimë se pajisja do të shfaqet me procesor 2.26GHz 4-bërthamor Snapdragon 800, 2GB RAM, kamerën e pasme 13 megapikselë kurse atë frontale 2.1 megapikselë, ekrani me madhësi 5.2 inç me rezolucion 1280 X 960 dhe Bluetooth 4.0. Nuk ka informata për tjera karakteristika si lidhjen NFC ose dimensionet e sakta të pajisjes.

LG Vu 3 është njoftuar se do të lansohet për tregun e Koresë gjatë kësaj javë mirëpo nuk është njoftuar se kur do të shfaqet për vende të tjera të botës. |ameble|

SHPËRNDAJE