SHPËRNDAJE

LG po përgatitet të prezantoj smartphone-in e përfolur Optimus G2 në një ngjarje të veçantë në qytetin e New York-ut nga fillim të muajit të ardhshëm, dhe në një intervistë me Korea Herald, një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë LG ka zbuluar se ky smartphone të gjithë butonat fizik do ti ketë të vendosur në pjesën e prapme të pajisjes. Këto thashetheme vijnë bashkë me disa foto që janë shfaqur kohët e fundit, në të cilat gjithashtu tregohen butonat e tij të vendosur në anën e pasme.

Kompania e Koresë së Jugut si duket është në kërkim për të bërë një ndryshim me pajisjen e fundit, duke u fokusuar kështu në dizajnin e jashtëm dhe jo si disa kompani që kanë mbetur që disa vite në një dizajn. Nga ana harduerike Optimus G2 pritet të vijë i pajisur me ekran 5.2 inç HD, procesorin 2.3GHz Snapdragon 800, 2GB RAM dhe kamerën kryesore 13 megapikselë.

Çfarëdo që LG do të nxjerr me ketë model muajin e ardhshëm në konferencën e saj për shtyp, ne do të përcjellim ketë ngjarje drejtpërdrejt më 7 Gusht, kështu qe qëndroni me ne. |ameble|