LG logoDuket se modeli G2 ishte vetëm fillimi për LG-në. Ajo është duke u përgatitur për lançimin e disa pajisjeve të quajtur G-pajisje, sipas menaxherit për komunikim të LG-së nga Bullgaria Dimitar Valev, i cili në një intervistë për gazetën lokale Dvenik ka ofruar një listë të pajisjeve të ardhshme Gadget të kësaj kompanie.

Sipas Valev, LG do të lansoj një pajisje G Pad, duke i dhënë jetë serisë së tyre aktuale të tabletëve. Kompania për këtë arsye ka në plan lançimin e phablet-i 6 inç, si dhe një pajisje tjetër me kosto të ulët me platformën Firefox.

Thashethemet tjera janë se LG do të bëj lançimin e një numër pajisjeve të reja, pasi që kompania ka emëruar ato si, G Pad, G Glass, G Link, G Band dhe G Hub. Disa nga këta emra janë edhe nga lista e pajisjeve të listuara nga Valev, disa prej tyre janë lënë në heshtje të pashpjegueshme, duke përfshirë G Glass e cila tingëllon si Google Glass.

Sido që të jetë, ne do të përcjellim se çfarë do të na sjell LG gjatë këtij viti. |ameble|