SHPËRNDAJE

Fillimi i mirë i Microsoft është i pashmangshëm kur dihet se produkti i shumë pritur i kësaj të fundit Windows 8 tanimë është gati.  Kompania LG tani vjen me  koleksionin e saj në të cilin ka të instaluar pikërisht sistemin operativ Windows 8

Me shpalljen zyrtare  për shitje të Windows 8 që do të ndodhë me 26 tetor kanë nisur edhe publikime të parakohshme nga prodhues të ndryshëm të kompjuterëve të cilët kanë të integruar Windows 8 si sistem operativ. Është pikërisht kompania e njohur LG  e cila në platformën e saj ka shfaqur produkte të reja që do të përkrahin sistemin e ri operativ të Windows. LG ka prezantuar dy produkte të reja, njëra ndër to është  një kompjuter portativë i konvertueshëm (slider) / tabletë dhe një PC me sistemin “touch”.

LG nuk është prodhues i njohur për PC dhe laptopë, por  në të kaluarën kanë prodhuar disa të tillë me të cilat nuk është se kanë shënuar ndonjë sukses të madhe. Por këtë kompania LG duket se është duke i dhënë një shtytje serioze kësaj pune duke bërë marrëveshje edhe me Windows.

Kompjuteri portativë i konvertueshëm (slider) / tabletë i pagezuar “H160”. Ka një ekran të madhësisë 11.6-inç dhe peshë më pak se një kilogram. Ka një tastierë rrëshqitëse e cila është e trashe vetëm 15.89 mm gjë që është tejet e hollë për një sistem hibrid.  Tipar kryesor i cili duhet të përmendim i kësaj pajisje është mundësia e konvertimit të saj nga një laptop normal në një tabletë pa pasur nevojë për të blerë apo montuar pajisje shtesë. LG proklamon se kjo pajisje do të mbajë baterinë deri në 10 orë.

Dhe produkti tjetër që është shpalosur sot është edhe LG AIO Touch PC, i koduar me emrin V325.  Ky i fundit ka ekran të madhësisë 23inc dhe vjen bashkë me tastierën dhe mausin të cilët janë plotësisht të sinkronizuar dhe mjaft të përshtatshëm për LG V325, kjo pajisje ka të instaluar edhe edhe TV tuner i cili aktivizohet edhe nëse sistemi kompjuterit është i fikur.

Ky kompjuter ka një procesor i5 të gjeneratës së trete dhe kartelë grafike NVIDIA’s GeForce GT640M.

Çmimi dhe detaje të tjera për këto pajisje te LG do të jepen me datën 26 Tetor.

 |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE