SHPËRNDAJE

LG është duke promovuar smartwatch-in G Watch me një video që shfaq disa nga specifikat kryesore të orës.

Videoja prej 54 sekonda tregon disa nga të mirat e kësaj ore – përshtatshmëria me Android, një dizajn elegant dhe i lehtë që ofron rehati gjatë ditës, trupi metalik, bateria që e mban në punë orën për disa ditë dhe dizajni i mbrojtur nga uji.

[youtube id=”ObhAvvJEi0k” width=”600″ height=”350″]

LG pati zbuluar disa nga specifikat e G Watch në Prill në website. Videoja e re nuk zbulon karakteristika të tjera të orës, por thjesht ringjall interesin e blerësve të mundshëm.

G Watch është krijuar nga LG dhe Google dhe do të pajiset me Android Wear, version i modifikuar i Android i dizenjuar për pajisjet që vishen. LG do ta nxjerrë në treg orën këtë tremujor, që do të thotë se duhet të jemi të vëmendshëm në Qershor. /ameble

 

SHPËRNDAJE