Google javën që shkoj ka njoftuar për lançimin e smartphone-t të tyre të ri Nexus 5 si dhe versionin Android 4.4. Furnizimet e para të modelit 16 GB me ngjyrë të zezë janë shitur brenda 10 minutave, kurse modeli i bardhë 16 GB pas një kohë të shkurtër. Ngjashëm ka ndodhur edhe me modelet 32 GB dhe gjithashtu janë bërë kërkesa të reja që pritet të vijnë brenda 2 apo 3 javësh.

Android KitKat

 

Pronaret e Nexus 5 nuk janë të vetmit të cilët do të kenë qasje në versionin e ri të platformës Android 4.4 KitKat,  sepse sipas 9to5Google ka përpiluar një listë të pajisjeve që pritet të marrin përditësimin Android 4.4 së bashku me datat përkatëse. Modelet nga Samsung, HTC dhe Motorola janë në mesin e të zgjedhurve. Lista e plotë vijon më poshtë:

Samsung

  • Galaxy S4 Google Play Edition – javët e ardhshme

HTC

  • HTC One – brenda 90 ditëve
  • HTC One Google Play Edition – brenda 15 ditëve

Motorola (nuk është dhënë koha)

  • DROID Ultra
  • DROID Maxx
  • DROID Mini
  • Moto X

Nexus modelet

  • Nexus 4 – javët e ardhshme
  • Nexus 7 – javët e ardhshme
  • Nexus 10 – javët e ardhshme