SHPËRNDAJE

Imgur logoNjë nga arsyet pse është dashur të paguajmë për abonim në ueb-faqen Imgur është se gjatë shfletimit janë hequr të gjitha reklamat nga kjo faqe. Llogaria Imgur Pro gjithashtu ka mundësuar ngarkimet pakufi dhe e drejta në disa karakteristika të përdorueseve si komentim, votim, shpërndarja dhe disa opsione tjera. Abonimi ishte 3$ në muaj ose 24$ në vit, por nga tani e tutje Imgur ka vendosur ta kthej ketë opsion, pa pagesë për të gjithë.

Përdoruesit të cilët posedojnë një llogari pa pagesë tani do të përditësohen dhe do të kenë qasje në të gjitha karakteristikat që janë përdorur nga llogaria Imgur Pro. Megjithatë ana e keqe e saj është se tani do të shihen reklamat për të gjithë, kështu që edhe nëse nuk ju pëlqen t’i shihni ato nuk keni mundësi ti largoni.

Një tjetër mundësi e cila ka qenë për përdoruesit Imgur Pro, të cilët kanë pasur mundësi të ngarkojnë imazhe deri në 10MB kurse ata me llogari pa pagesë deri 5MB, nga tani me ndryshimet e reja të gjithë perdoruesit janë të limituar në 5MB. /ameble

SHPËRNDAJE