SHPËRNDAJE

Kompania Logitech ka prezantuar produktin e tyre më të ri “Logitech Harmony Ultimate Hub” i cili shndërron smartphone-in iPhone apo Android në një telekomandë mobile. Kjo pajisje konsiderohet të jetë shumë e përshtatshme për ti mundësuar njerëzve që ti centralizojnë shërbimet në telefonin e mençur.

Harmony_Ultimate_1 Ameble Main

Logitech Harmony Ultimate Hub mundëson që të kontrolloni deri ne tetë pajisje nga kudo në shtëpi duke përdorur aplikacionin të cilin duhet të instalohet në smartphone.

Përmes kësaj vegle mund të kontrollohet volumi, ndërrimi i kanaleve, opsionet si “fast-forward”, lëshimi, fikja, kthimi pas, etj. në televizorin tuaj. Gjithashtu mund të kontrollohen shërbime siç janë Netflix, Nintend Wii, Microsoft Xbox 360 dhe Sony PS3, të gjitha këto mund ti kontrolloni nga pajisja juaj e mençur.

E mira tjetër e Logitech Harmony Ultimate Hub është se kjo pajisje funksionin edhe nëse ju jeni në dhomën tjetër apo keni ndonjë pengese fizike përpara, që i bie se nuk keni nevojë që me doemos të drejtoheni kah objekti.

Logitech Harmony Ultimate Hub do të filloj të shitet në Europë dhe Amerikë nga muaji Gusht i këtij viti dhe do të kushtojë vetëm 99.99 dollarë amerikan. |ameble|