SHPËRNDAJE

Angry Birds StellaVersioni Stella nga Angry Birds ishte lansuar më 4 shtator 2014 dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ka arritur të shënojë më shumë se 30 milionë shkarkime. Një sukses i ri historik  i kompanisë Rovio.

30 milionë shkarkime për vetëm 7 muaj, tregon se loja Angry Birds është ende e popullarizuar dhe ende e pëlqyer për lojtaret. Statistikat e fundit tregojnë se Angry Birds Stella POP në katër javët e para pas lansimit global është shkarkuar më shumë se pesë milionë herë.

Me përditësimit ‘Lily lagune’, lojtaret do të jenë në gjendje të luajnë lojën e re edhe nëpërmjet njëzet nivele të tjera, e cila njëkohësisht shton më shumë jetëgjatësi të lojtareve në lojë.

Heini Kaihu, Shef i Studio në Rovio, thotë: “Ashtu si të gjitha lojrat nga Angry Birds, Angry Birds Stella POP ka arritur një sukses të gjerë globalisht, por ne jemi të kënaqur sepse loja ka një pas një interesim tek gjenia femërorë, sidomos në SHBA.

Për ata që ende nuk e kanë shakruar lojën Angry Birds Stella, atë mund ta bëjnë nga linqet e më poshtme:

Platforma Android – Angry Birds Stella

Platforma iOS – Angry Birds Stella /ameble

SHPËRNDAJE