SHPËRNDAJE

Dje kanë filluar të qarkullojnë lajme se zhvilluesi i aplikacionit Flappy Bird ka vendosur që të tërheq këtë lojë nga dyqanet virtuale më të popullarizuara Google Play dhe iOS App Store.

Që nga koha kur u publikua ky lajm, nëpër internet janë shpërndarë komente të ndryshme duke thënë se kjo lojë nuk do të hiqet nga dyqanet, porse krijuesi i saj po mundohet që të rrisë popullaritetin e tij dhe të lojës përmes këtij “shantazhi”.

Megjithatë kjo lojë vetëm sa ka arritur popullaritetin e saj duke u shkarkuar në më shumë se 50 milion herë në Android dhe iOS, dhe duke siguruar të ardhura në vlerë prej 50.000 $ në ditë.

Por, tani kjo lojë edhe zyrtarisht u hoq nga Google Play dhe iOS, dhe menjëherë pas këtij akti, krijuesi Dong Nguyen deklaroi në postimet e tij se arsyeja se pse vendosi të heq këtë lojë nga tregu ishte pikërisht fakti se të ardhurat e mëdha kishin filluar ti ndryshonin jetën, nga një jetë e thjeshtë në një jetë shkatërruese, dhe këtë ai tha “e urrej”.

Për ata që tani më e kanë të instaluar lojën Flappy Bird në pajisjet e tyre, kjo lojë do të funksionoj pa problem, por nuk do të përditësohet më.

Ne kemi përgatitur një video të shkurtër për ata që nuk kanë mundur ta kenë. \ameble

[youtube id=”MBW7fIlsoy8″ width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE
  • Njani

    Rikja foret njanit nese ta kan shktrru jeten qitmi mu n llogari un jau boj venin.