SHPËRNDAJE

Google Street View është një teknologji e integruar në Google Maps dhe Google Earth që ju mundëson të eksploroni vende rreth botës në pamje 360-shkallësh, panoramë dhe pamjet e rrugëve në imazhe. Një teknologji e ngjashme tani është aplikuar edhe nga një Startup yni i ri i quajtur Lokacion.

Lokacion

Ky Startup që startoi javën e kaluar, ofron shërbime në fushën e marketingut dhe komunikimit. Kompania ka zhvilluar shërbime atraktive të marketingut. Kompania ka punuar në zhvillim të projektit për një kohë të gjatë, ka zhvilluar module specifike për biznese, aplikacione për telefona të mençur Android dhe iOS, si dhe pamje të rrugës me 360 shkallë, për biznese që dëshirojnë të promovojnë veten në ueb, telefona të mençur si dhe integrim në mediat sociale.

Qëllimi i Lokacionit është që të krijojë një rreth të shërbimeve dhe eksperiencë sa më të mirë për bizneset dhe vizitorët, andaj Lokacioni për momentin është në periudhë prove deri në 10 ditët e ardhshme. Disa shërbime ose funksione mund të jenë jo funksionale deri në atë kohë. Gjithashtu Aplikacioni në iOS dhe Android do të lansohet mbas 10 dite.

Për momentin ju mund të vizitoni disa pamje të rrugëve të incizuara nga ky ekip, mund të bëni korzo nëpër rrugët kryesore dhe sheshin kryesor të Prishtinës. /digjitale /ameble

SHPËRNDAJE