SHPËRNDAJE

Matchstick1Google posedon mini pajisjen e tyre për streaming Google Chromecast, kurse tani Mozilla është ajo po bëhet gati që të lansoj një pajisje të tillë të quajtur Matchstick, e cila do të jetë me sistemin operativ të tyre FirefoxOS. Matchstick është një pajisje streaming që lidhet në pjesën e prapme të televizionit nëpërmjet lidhjes HDMI, dhe pastaj lidhet me rrjetin WiFi, ku edhe shfaq përmbajtjet streaming direkt në televizion.

Matchstick është pajisja e parë me HDMI dhe me sistem operativ FirefoxOS, pra është një mundësi e mirë dhe e re për të parë filmat, muzikën, lojërat nga televizioni juaj.

Ekipi prapa kësaj pajisje kanë punuar me Mozilla-n për zhvillimin e pajisjes, dhe pritet të financohen nga Kickstarter ku ju nevojiten  rreth 100.000$ për të futur pajisjen në prodhim. Pajisja Matchstick Firefox OS ende nuk është në treg, por detajet dhe specifikat shtesë mund t’i lexoni në ketë link. Çmimi i pajisjes do të jetë 25$. /ameble

SHPËRNDAJE