SHPËRNDAJE

Gorilla Glass NBTCorning Gorilla Glass është bërë e njohur me emrin e saj duke siguruar ekran rezistencë të qëndrueshëm ndaj gërvishtjeve, pluhurit etj. në disa nga smartphone dhe tablet të njohur. Tani kompania është zgjeruar në një fushë të re, laptopat me prekje (touchscreen).

Laptopat me prekje falë sistemit operativ Windows 8 po bëhen dita-ditës shumë të përdorshëm. Kompania në mënyrë të qartë e sheh ketë si një mundësi për të dominuar tregun e saj me Gorilla Glass NBT, ekran ky i projektuar posaçërisht për laptop.

Në një reklamë komike, Gorilla Glass thekson pretendimin se ky ekran nuk do të thyhet ose gërvishet edhe kur ju e mbyllni laptopin dhe rastësisht e keni lënë ndonjë objekt të vogël në tastierë. Kjo nuk ndodh shpesh mirëpo mund të jetë një shembull i asaj çfarë po pretendon të bëj Corning.

Duke pasur parasysh suksesin e Gorilla Glass në tregun e pajisjeve mobile nga kjo në të ardhmen e afërt priten të shfaqen laptop me ekran NBT. Fatmirësisht, kjo nuk do të rris çmimin e pajisjes, kompania thotë se do të rris vetëm 1-2 % të kostos totale të asaj pajisje. |ameble|

SHPËRNDAJE