Interneti është një medium i lirë dhe pa cenzurë dhe për këtë arsye është i pasigurt për fëmijët. Të jesh prind në epokën digjitale është e vështirë sepse nuk dimë se çfarë shfletojnë fëmijët tanë, e sidomos shpesh herë kërkohet edhe parandalimi i qasjes në ueb-faqe specifike, sikurse ato porno, lojëra të fatit etj.

Në videon e më poshtme kemi shpjeguar se si mund të parandalohet qasja në disa ueb-faqe specifike.

Hapi 1

Hapeni bing.com ose google.com nga shfletuesi chrome dhe kërkoni Norton Connect Safe, pastaj klikoni tek ueb-adresa https://dns.norton.com/

Hapi 2

Klikoni tek Home User dhe pranoni termet dhe shërbimet nga Norton dhe vazhdoni duke klikuar mbi butonin “Get Started” .

Hapi 3

Në vijim do të shfaqet një ditarë me dy mundësi të konfigurimit:

• Configure Router – nëpërmjet të cilit i gjithë rrjeti në shtëpinë tuaj nuk do të ketë qasje në ueb-faqe porno,
• Configure PC – bllokimi i faqeve vetëm në kompjuter të caktuar.

Në këtë edutek kemi përzgjedhur opsionin e dytë, pra konfigurimin e një kompjuteri.

Edutek 1

Hapi 4

Pasi që të klikoni mbi opsionin Configure PC, do të hapet një dritare e re me disa opsione të mbrojtjes si më poshtë, ku secila nga ato e ka IP-në e dedikuar:

Edutek 4

A – Security (malware, phishing sites and scam sites)
B – Security + Pornography
C – Security + Pornography + Other

Cila do nga opsionet e paraqitura më lartë mund të përzgjidhet dhe të shfrytëzohet për parandalimin e faqeve me përmbajtje seksuale.

Hapi 5

Pastaj shkoni tek Static IP Address Internet Connection Type tek kompjuteri juaj dhe varësisht se cilin opsion keni përzgjedhur tek Hapi i 4-të, i merrni IP-jat për Preferred DNS dhe Alternate DNS dhe i fusni tek Primary DNS Server si dhe Secondary DNS Server tek adapteri LAN i juaj, siç është demonstruar në video ose si në foton e më poshtme.

Hapi 5Shpresojmë se ky udhëzim do të ju ndihmoj qe të parandaloni qasjen e fëmijëve tuaj në ueb-faqe me përmbajte seksuale si dhe lojëra të fatit. /ameble