Duke u bazuar në statistika të përpiluara nga DigiTimes, në tremujorin e parë të viti 2013, në Kinë janë shitur mbi 90 milion celularë. Nga ky numër 75 milion janë smartphone, që tregon një rritje të shitjeve prej 32.2 % krahasuar me periudha të mëparshme.

Nga të dhënat e paraqitura mund të shihet se Samsung ka pjesën më të madhe të tregut në Kinë gjatë tremujorit të parë me 17.3%. Vendet 2,3,4 dhe 5 i ndajnë kompanitë vendore kineze Lenovo, Coolpad, Huawei dhe ZTE.

Ajo që duhet të ceket është pozicionimi i kompanisë Apple, i cili është aktualisht në vendin e gjashtë me 6.4% të tregut. Kjo përqindje është shumë e vogël krahasuar me synimet e ekzekutivit nga Apple, Tim Cook, i cili e shef tregun e Kines si një treg më të lartë dhe më potencial për shitje të produkteve nga Apple. |ameble|

Lista nga digitimes