SHPËRNDAJE

AlibabaMeizu është një kompani për të cilën shumica nga ne nuk keni dëgjuar shumë. Kjo kompani me bazë në Kinë, kohët e fundit kanë prodhuar smartphone Android. Megjithatë si duket kompania do të marrë një injeksion të madh të hollash nga kompania tjetër Alibaba.

Sipas një raporti nga Reuters, si duket Alibaba po bëhet më serioze në lidhje me aspiratat e saj për të hyrë në tregun e smartphone-ve sepse kohët e fundit thuhet se ata kanë investuar 590 milionë $ në kompaninë Meizu. Qëllimi këtu është për të ngritur sistemin e vet operativ mobil.

Për ata që nuk e dinë, Alibaba ka sistemin e vet operativ të quajtur YunOS, një platformë me bazë të Linux-it e cila mund të gjenden në smartphone-in Meizu MX4 Pro. Duke pasur parasysh se shërbimet e Google-it janë të ndaluara kryesisht me operim në Kinë, kompanitë lokale të tilla si Alibaba kanë lulëzuar me alternativat e tyre.

Meizu pritet gjithashtu që të përfitojnë nga ky investim, përveç parave të gatshme, sepse do t’u japë atyre qasje në kanalet e-commerce të Alibaba-së, shitje dhe burime tjera. Nuk është e sigurt nëse kjo marrëveshje do të mund të shoh Meizu-në të zgjerohet në tregje tjera jashtë Kinës. /ameble

SHPËRNDAJE