Si testojmë dhe vlerësojmë produktet?

Vlerësimi i produkteve mund të jetë një proces i ndërlikuar. Çdo pajisje ka një mënyrë dhe stil të ndryshëm të vlerësimit, e kjo është arsyeja pse nuk ka dy vlerësime të njëjta për produktet. Në “ameble” kemi ndërtuar një program për vlerësime dhe përpiqemi për t’i standardizuar kritikat tona konstruktive dhe të paanshme për secilin produkt të testuar. Më poshtë është një udhëzues i shkurtër për metodat dhe një shpjegim i praktikave tona të vlerësimit.

Vlerësimi gjeneral

Vlerësimet tona janë të përqendruara në përvojën me produktin. Ato janë të bazuara në përvojën e vlerësuesit në përdorimin e produktit për një pjese të konsiderueshme të kohës. Me “produkt” i referohemi një telefoni, laptopi, TV-je, aplikacioni, apo çdo pajisje tjetër që ka qasje në energjinë elektrike. Statistikat dhe specifikat nuk japin pasqyrën e plotë të produktit, në anën tjetër, vlerësimet i japin lexuesit një pamje të produktit në botën reale.

Klasifikimi

Çdo produkt i vlerësuar ka të bashkangjitur një klasifikim të manifestuar në formë të yjeve për secilin tipar relevant të produktit. Tiparet janë të para-determinuara për çdo kategori të pajisjeve (hardueri, kamera, dizajni etj.), dhe në shumicën e rasteve klasifikimi gjeneral është një mesatare e tipareve. Autori i vlerësimit rezervon të drejtën e ndryshimit të klasifikimit gjeneral për të reflektuar vlerësimin më të drejtë të produktit, nëse është nevoja.

Një përshkrim i detajuar se çka do të thojnë “yjet” në vlerësime:

  •   Produkti nuk vlen fare
  • vleresimi  Produkti nuk është dështim total, por ne nuk e rekomandojmë
  •   Produkti është në rregull, mesatar
  •   Produkt i mirë. Ka probleme por edhe të mira
  • vleresimi  Produkt solid me disa të meta
  • vleresimi  Shkëlqyeshëm. Një produkt superior me defekte të vogla
  • vleresimi  Gati perfekt
  •   Më i miri nga më të mirët. Produkt perfekt

© 2012 Portali ameble.com

Summary
Article Name
Ameble – Mënyra e Vlerësimit
Author
Description
Çdo produkt i vlerësuar ka të bashkangjitur një klasifikim të manifestuar në formë të yjeve për secilin tipar relevant të produktit.Tiparet janë të para-determinuara për çdo kategori të pajisjeve (hardueri, kamera, dizajni etj.)