SHPËRNDAJE

Youtube on NokiaDitë më parë është raportuar se Google ka bërë ankesë tek Microsoft për aplikacionin YouTube për Windows Phone, që sipas tyre ky aplikacion i kishte thyer rregullat e shërbimit të YouTube-it, duke u mundësuar përdoruesve të shkarkojnë videot, si dhe kishte parandaluar shfaqjen e reklamave në video YouTube.

Tani raportohet se Microsoft dhe YouTube kanë vendosur të punojnë së bashku për të zhvilluar një aplikacion të ri për platformën Windows Phone që pritet të lansohet muajin e ardhshëm. Microsoft pas ti krijohet ky version, do të zëvendësojë aplikacionin ekzistues të YouTube-it me versionin e mëparshëm që e kishte zhvilluar vet. |ameble|

SHPËRNDAJE