SHPËRNDAJE

Reklama tjetër nga Microsoft synon të nxisë publikun qe të provojnë Internet Explorer-in e ri 10. Sipas raporteve të Netmarketshare është parë një rënie e madhe nga 80% që ka qenë në vitin 2007 tani është 54 %.

Shumë njerëz kanë komentuar në mënyrë aktive nëpër uebsajte apo vende të ndryshme rreth mospëlqimit të tyre për shfletuesin Internet Explorer apo edhe kanë shfaq ankesat e tyre për IE.

Me komente të tilla si “IE sucks“ dhe “IE është i mirë vetëm për shkarkimin të shfletuesve tjerë”, kompania Microsoft ka përdorur këto terme në video reklamën e me poshtme, duke u treguar përdoruesve se është marrë një hap përpara. Pas kësaj, video përmend faqen e Microsoft-it për të promovuar fushatën, TheBrowserYouLovedToHate.com. Në këtë uebsajt, i cila është mundësuar nga Tumblr, njerëzit mund të lexojnë deklaratat pozitive në lidhje me shfletuesin IE të dhëna ato nga faqet e internetit që kanë te bëjnë me teknologjinë.

Reklama vetë përshkruan dikë që në mënyrë aktive komenton kundër IE, ndërsa ne fund të kësaj tregojnë se ka progres. |ameble|

[youtube id=”lD9FAOPBiDk” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE