Çdo vit pas ngjarjes International Consumer Electronics, vëmendja kthehet drejt ngjarjes së radhës Mobile World Congress. Në këtë panair tregtar shumë kompani prezantojnë prodhimet e tyre të reja, veçanërisht smartphone dhe tablet, ku priten një sërë pajisjesh nga kompanitë e mëdha si Samsung, LG, HTC etj. Pothuajse të gjitha markat e mëdha janë të pranishme në ketë ngjarje, përderisa tani edhe Microsoft posedon markën e saj të smartphone-ve, është e pa kuptimtë për kompaninë që mos t’jetë e pranishme.

Microsoft nga dita e djeshme ka filluar të dërgoj ftesa për konferencën e saj në ngjarjen MWC. Ftesa nuk jap asnjë detaj se çfarë mund të pritet nga kjo ngjarje, por e ka cekur orën dhe datën 2 mars (e hënë), ku është dita e parë e konferencës së tyre.

Microsoft MWC 2015

Disa ditë me herët është thënë se një pajisje Lumia e pajisur me procesorin Snapdragon 810 mund të paraqitet këtë vit nga Microsoft, por deri me tani nuk ka pasur ndonjë raport që kjo mund të bëhet në ngjarjen MWC 2015. Është përfolur diçka për modelin Lumia 1330, pasardhës i Lumia 1320, kështu që ndoshta mund të kemi një prezantim të parë të këtij modeli. Por që gjithçka mbetet të shihet nga muaji i ardhshëm. /ameble