SHPËRNDAJE

Lumia 730Microsoft njoftoi për dy modele të reja të modelit tani më të njohur Lumia, Lumia 730 dhe Lumia 735, të dedikuara për Selfie.

Të dy modele, Lumia 730 dhe Lumia 735 janë të pajisura me një ekran HD 4.7 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, të përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz nga Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB.

Modelet e reja nga Lumia, janë të dizajnuara për të bërë selfie nëpërmjet kamerës frontale 5 megapiksel me kënd të gjerë HD.

Dallimi në mes modeleve të reja qëndron tek modeli Lumia 730 i cili përkrahë dy SIM kartela.

Çmimi i Lumia 730 dhe Lumia 735 do të jetë rreth 220 Euro. /ameble

SHPËRNDAJE