SHPËRNDAJE

Microsoft po hyn në konkurrencën e kamerave për argëtim, me një aplikacion për iOS të quajtur Sprinkles, që tashmë është shfaqur tek kategoria “new apps we love” në App Store. Në thelb ky aplikacion ka si synim të rinjtë duke i ofruar dekorime të ndryshme të fotove për rrjete sociale, siç janë stickers, emoji dhe përshkrime në foto, por përdor edhe intelegjencën artificiale të Microsoft për të dalluar fytyrën, moshën, dhe emocionet gjthashtu dallon ngjashmëritë me VIP dhe ju sugjeron përshkrime.

Këto mjete janë të integruara në këtë aplikacion për kamerë dhe editim të fotove dhe me këtë Microsoft synon që të tërheq vëmendje sikurse Snapchat me efektet e tij të famshme.

Aplikacioni i ri thekson teknikat e njohjes së fytyrës në mënyrë që saktësisht të vendos dekorimet si kapela, mustaqet si dhe për tv ditur moshën e subjektit si dhe ngjashmëritë me VIP.Aplikacioni përdor njohjen e objektit për të dalluar se çka ka në foto dhe dallon nëse jeni duke buzëqeshur, dhe më pas ju sugjeron përshkrime adekuate.

Gjithashtu mund të sugjeroj përshkrime bazuar në vendin ku ndodheni dhe orën se kur është bërë foto.

Mund të zgjedhni nga sugjerimet e ndryshme siç janë përshkrimet, mosha e të tjera, ose mundeni që vet ta dekoroni foton.

Kuptohet që foton mund ta ruani ose ta shpërndani në rrjetet sociale ose me shokët tuaj.

Në të vërtetë kjo nuk është hera e parë që Microsoft lanson aplikacione të fotove në iOS, sidoqoftë Sprinkles është aplikacioni i parë i Microsoft që ka si synim të rinjtë

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu./ameble

 

SHPËRNDAJE