SHPËRNDAJE

Xbox Music ueb versionMicrosoft ka konfirmuar se do të nxjerr një version ueb për Xbox Music nga fillimi i javës së ardhshme, duke i dhënë një mënyrë tjetër (shumë më të përshtatshëm) abonentëve për qasje në shërbimin Xbox Music.

Xbox Music Player në ueb ofron muzikë streaming për abonentët në një mënyrë të ngjashme si Spotify dhe disa të tjerë. Me lançimin e tij Microsoft gjithashtu do të përditësoj aplikacionin për Windows 8.1 me një dizajn të ri që përfshinë ndërfaqen inovative e cila është shtuar për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë muzikë që i përshtatet shijes së tyre dhe është shumë më i shpejtë.

Për më shumë informacione mbetet të shihet javën e ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE