SHPËRNDAJE

Microsoft SignMicrosoft këtë mëngjes ka larguar nga puna edhe 3.000 punëtor të tyre në botë, duke thënë se tashmë ka përfunduar numrin e caktuar të largimeve nga puna qe ishte 18.000. Rreth 638 punëtor që janë larguar janë nga rajoni ku gjendet kompania, ku totali i punëtoreve në ketë rajon pra në Seatle është rreth 42.500 njerëz.

“Kemi ndërmarrë një hap tjetër që pothuajse do të përfundojë numrin 18.000 të reduktimeve të punëtoreve të paralajmëruar në muajin Korrik. Reduktimet që ndodhen sot janë të përhapura në njësi të ndryshme të biznesit, si dhe në shumë vende të ndryshme brenda kompanisë,” ka thënë një zëdhënës i Microsoft-it në një deklaratë të lëshuar nga kompania.

Është thënë se prej pozitave të prekura nga ky raund i fundit, reduktimet e stafit janë në role të shërbimeve, duke përfshirë financat, burimet njerëzore, shitjet dhe marketingu etj. Reduktimi i përgjithshëm i 18.000 pozitave përfaqëson rreth 14% të 127.000 njerëzve të punësuar nga kjo kompani. Rreth 12.500 ishin të ardhur rishtas nga kompania Nokia.

Punonjësit e larguar marrin pako ndihmë nga kompania. /ameble

SHPËRNDAJE