SHPËRNDAJE

Shumë përdorues të aplikacioneve të Office-it nuk e kishin mirëpritur vendimin e me hershëm nga Microsoft për të lidhur licencën e pakos Office 2013 me atë të kompjuterëve, por lajmi i mirë është se kompania ka dëgjuar ankesat dhe ka njoftuar se do të ndryshoj politikën.

Tani Microsoft do tu lejojë përdoruesve që të transferojnë licencën e paguar në qoftë se ata posedojnë kompjuter apo edhe blejnë një të ri.

Kompania do përditësoj marrëveshjen e licencës aktuale të përfshira me softuer në një njoftim ditët e ardhshme, e që ndryshimi hyn ne fuqi menjëherë.

Megjithatë ende janë disa kufizime të vogla. Nuk është e mundur të transferohet licenca në më shumë së një herë brenda 90 ditëve përveç nëse ka ndonjë defekt harduerik, dhe nuk mund të instalohet softueri në më shumë se një kompjuter për të njëjtën kohë. Pak a shumë kjo për përdoruesit është e pranuar. |ameble|