Microsoft ka njoftuar edhe një herë se do ta ndalin së funksionuari shërbimin e tyre Windows Live Messenger më datën 15 mars 2013, përdoruesit e këtij shërbimi do të duhet të bartin llogarit në Skype, të cilën Microsoft e kishte blerë në maj të vitit 2011 me një marrëveshje në vlerë prej 8.5 miliard $. Microsoft Messenger ka një total prej 100 milionë përdoruesve në mbarë botën, dhe tani ka dërguar email të përdoruesit e tyre duke u kërkuar që të kalojnë në Skype.

Më 15 mars, Microsoft do të nxjerr shërbimin Windows Live Messenger në pension, përveç në Kinë, ku Microsoft kanë thënë se atje do të vazhdojë të jetë në dispozicion deri në një afat të pacaktuar.
Nëse kaloni Microsoft Messenger tuaj ne Skype, do të keni mundësin të bashkoni të dy llogaritë (Messenger dhe Skype), dhe të gjitha kontaktet tuaja do të kalojnë në Skype.

Pra, nëse jeni ende duke përdorur Messenger-in, kjo mund të jetë kohë e mjaftueshme për të kaluar në Skype dhe të eksperimentoni paksa, sepse kanë mbetur edhe pak muaj para se Microsoft do të mbyll Messenger-in. |ameble| [divider top=”0″]