SHPËRNDAJE

CortanaE para ishte Apple, ajo që në vjeshtën e vitit 2011 kishte lansuar asistentin me zë Siri, Google me shërbimin e ngjashëm Google Now kishte filluar në verën e vitit 2012 kurse tani dhe e fundit është Microsoft ajo që pritet të lansoj asistentin me zë nga Prilli i këtij viti.

Një nga burimet e MSFTNerd shkruan se Microsoft ka në plan të lansoj asistentin virtual të tyre Cortana, në kohën kur mbahet konferenca vjetore për zhvillues Microsoft Build. “Cortana, për të gjithë ju që nuk luani lojëra, është emri i famshëm i karakterit inteligjent artificial që luhet në serinë e video lojës Microsoft Halo.

MSFTNerd lë të kuptoj se shërbimi i ri nga Microsoft do të jetë i integruar drejtpërdrejt me Bing dhe përdoruesit do të kenë mundësinë të aktivizojnë atë në pajisjet e tyre mobile, thjesht duke thënë frazën “Bing tell me… MSFTNerd gjithashtu thotë se ky shërbim nga Microsoft do të integrohet edhe në aplikacionin Bing për iOS, Xbox One dhe tek sistemi operativ Windows. /ameble

SHPËRNDAJE