SHPËRNDAJE

Më në fund, Microsoft sjell pakon e aplikacioneve Office për iPad ku nga sot e tutje mund të shkarkoni nëpërmjet iTunes. Programet Word, Excel, PowerPoint janë të dizajnuara në mënyrë specifike për tabletin iPad dhe mund të sinkronizohen lehtë nëpërmjet shërbimit OneDrive, në aplikacione tjera të Office-it, në pajisje tjera.

Në demonstrimin e sotëm, Microsoft ka prezantuar se si formatimi i aplikacioneve për iPad është në përputhje me versionet të tjera Desktop. Disa nga karakteristikat më interesante përfshijnë pamjet paraprake të listave (charts) në Excel para se t’i vendosni ato, gishtin laserik tregues në PowerPoint dhe një ndërfaqe fleksibile e Word-it.

[youtube id=”frpsGFQ4AIY” width=”600″ height=”350″]

Versioni i plotë, me aftësi të plotë editimi është pa pagesë për abonuesit e shërbimit Office 365. Për të gjithë të tjerët, mundësia e vetme është vetëm që t’i shihni dokumentet e pranuara.

Aplikacionin mund ta shkarkoni nga sot në iTunes nëpërmjet këtij linku. /ameble