OneDriveHapësira për ruajtjen e të dhënave në shërbimet Cloud sot është një mundësi e mirë nëse dëshironi të keni qasje në dokumentet apo të dhënat tuaja nga kudo, pa pasur nevojë që të bartni USB flash apo disqe e jashtme. Megjithatë nganjëherë edhe kjo mundësi mund të jetë goxha e kushtueshme sidomos nëse keni shumë të dhëna, që do të thotë se ju duhet të paguani hapësirë shtesë që vjen si abonim mujor apo vjetor.

Megjithatë një lajm i mirë nga Microsoft sa i përket kësaj është se në qoftë se jeni abonues apo përdorues i Office 365 Home, Personal, apo edhe në Universitet, llogaria në OneDrive do të përditësohet në hapësirë të pakufizuar.

Më herët, ata kishin ofruar 15GB hapësirë pa pagesë për të gjithë përdoruesit, kurse përdoruesit e Office 365 posedonin 1TB hapësirë, por që tani kompania Microsoft ka vendosur që të heq komplet limitin për këta përdorues. Me ketë hap kompania po perpiqet të josh klient të ri. /ameble