Microsoft njoftoi se në fund të këtij tremujori do të lanson në treg modelin e ri Nokia 130 në dy versione me një dhe dy SIM kartela.

Ajo çfarë e karakterizon modelin e ri është jetëgjatësia e baterisë e cila pritet të jetë deri në 36 ditë, respektivisht 26 ditë, varësisht prej modelit, me vetëm 13 ore mbushje të baterisë.

https://www.youtube.com/watch?v=a6SX3Gxbawc

Po ashtu, Nokia 130 është projektuar që të ofroj përdoruesve deri në 16 orë shikimin e videove, ndërsa dëgjimin e muzikës deri në 46 orë pa ndërprerë.

Të dy versionet do të jenë në dispozicion në disa ngjyra, të kuqe, të zezë dhe të bardhë dhe do të kenë një çmim simbolik, vetëm 19$ ose 25$. /ameble