SHPËRNDAJE

Internet ExplorerEmri Internet Explorer është sinonim i shfletuesit ueb që është ofruar për përdoruesit e sistemin operativ të Microsoft-it, në Windows. Si shfletues i këtij sistemi ka qenë në përdorim që një kohë shumë të gjatë, por si duket kompania tani ka vendosur të nxjerr atë në pension, njëherë e përgjithmonë. Microsoft kohët e fundit ka konfirmuar se brendi Internet Explorer do të hiqet, kurse për emrin e ri si duket kompania ende nuk është përcaktuar.

Sipas shefit të marketingut në Microsoft, Chris Capossela, ka thënë se “Jemi duke hulumtuar për emër të ri, për shfletuesin tonë të ri që pritet të jetë në Windows 10. Ne do të vazhdojmë të kemi Internet Explorer-in, por gjithashtu se do të kemi edhe një shfletues të ri të quajtur Project Spartan, i cili vetëm është koduar si projekti Spartan, mirëpo ne na duhet ta emërojmë disi, ka thënë ai./ameble